De Ketelaere: Te Milan nuk jam turist, De Bruyne është idhulli im

Futboll

De Ketelaere: Te Milan nuk jam turist, De Bruyne është idhulli im

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:25
De Ketelaere

Charles De Ketelaere nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij te Milan, por periudha e vështirë me “kuqezinjtë” nuk ndikoi te ftesa për Kupën e Botës.

Nëse ai nuk e ka gjetur ende vendin e tij në skemat e Piolit në Serinë A, mesfushori belg mbetet një nga talentet më premtues dhe trajneri Martinez nuk donte të hiqte dorë nga ai.

Mesfushori foli për muajt e parë te Milani duke e konsideruar transferimin e tij si një hap të madh në karrierën e tij, por pranon se duhet të përmirësohet.

“Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time, por duhet të rritem në shumë aspekte.

Ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh, por jam shumë i kënaqur te Milan. Botërori?

Të luaja për Belgjikën ishte ëndrra ime si fëmijë dhe jam i lumtur që e kam arritur kaq i ri. Jemi me fat sepse kemi kaq shumë lojtarë të talentuar dhe ne të rinjtë përpiqemi të mësojmë shumë nga lojtarët me eksperiencë. De Bruyne? 

Gjithmonë e kam admiruar, për elegancën e tij dhe mënyrën se si luan futboll. Ai bën që gjithçka të duket e lehtë.” – tha  De Ketelaere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat