Messi alarmon argjentinasit, mungoi në stërvitjen e sotme

Futboll

Messi alarmon argjentinasit, mungoi në stërvitjen e sotme

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Messi

Ka filluar të përhapet frikë te tifozët argjentinas sa i përket një lëndimi të Lionel Messit, i cili mungoi në seancën stërvitore të sotme të Kombëtares së Argjentinës.

Messi është lojtari kyç i Argjentinës, dhe kur mediat nga anë e mbanë bota provuan të kapnin pamje të tij gjatë stërvitjes së sotme, u alarmuan pasi nuk e panë yllin argjentinas me grupin e lojtarëve.

Por, siç raportohet nga mediumi argjentinas “Ole”, Messi e filloi seancën stërvitore në palestër, larg grupit, me Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi, para se t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës pasi që mediat u larguan.

Ka pasur një nivel shqetësimi rreth gjendjes fizike të Messit që kur ai u duk se kishte marrë një problem në një miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në fillim të javës.

Argjentina doli fituese 5:0 falë golave të Messit, Di Maria, i cili shënoi dy herë, Joaquin Correa dhe Julian Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat