FIFA njofton zyrtarisht për ndalimin e shitjes së birrave

Futboll

FIFA njofton zyrtarisht për ndalimin e shitjes së birrave

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:36
FIFA njofton zyrtarisht për ndalimin e shitjes së birrave

Ndalohet shitja e pijeve alkoolike në dhe rreth stadiumeve në Katar.

Tifozët nuk do të mund të blejnë birrë në ose rreth tetë stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.

FIFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e ndalimit të shitjes së pijeve alkoolike, përveçse në zonat e veçanta për tifozët..

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në ‘FIFA Fan Festival’, destinacione të tjera tifozësh dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022.

Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit. Autoritetet e vendit pritës dhe FIFA do të vazhdojnë të sigurojnë që stadiumet dhe zonat përreth të ofrojnë një përvojë të këndshme dhe të respektueshme  për të gjithë tifozët. Organizatorët e turneut vlerësojnë mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të AB InBev për angazhimin tonë të përbashkët për t’u kujdesur për të gjithë gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit.

Kujtojmë se shitja e alkoolit është e ndaluar në Katar, përveç në restorante dhe bare publike, por larg pamjes së publikut.

Më herët është raportuar se deri te ky vendim erdhi pas kërkesave të familjes mbretërore Al Thani në Katar.

Kupa e Botës “Katar 2022” do të nisë më 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat