Ferizaj mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Kosovës, aktivizuan futbollistin me dy kartonë të verdhë

Futboll

Ferizaj mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Kosovës, aktivizuan futbollistin me dy kartonë të verdhë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:05
Ferizaj mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Kosovës, aktivizuan futbollistin me dy kartonë të verdhë

Ferizaj ka marrë fitore në udhëtim te KF Behari nga Vitomirica në kuadër të 1/16 në Kupën e Kosovës.

Pas 90 minutave të zhvilluara, Ferizaj triumfoi me rezultat të ngushtë 2-3, por klubi elitar mund të humbas ndeshjen në tavolinë.

Klubi nga Liga e Dytë, KF Behari ka parashtruar ankesë drejtuar Komisionit të Garave duke kërkuar fitoren në tavolinë.

Ankesa e KF Beharit është se futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu kishte marrë dy kartonë të verdhë, një në gjysmëfinale ndaj Prishtinës dhe një tjetër në finale ndaj Dritës sa ishte futbollist i Llapit edicionin e kaluar.

Behari është afër të marrë fitore në tavolinë, derisa në rast se ndodh një gjë e tillë do të bëhej skuadra e dytë nga Liga e Dytë e Kosovës që kalon në 1/8 e finales.

Drejtuesit e klubit nga Vitomirica kanë dërguar ankesën në adresë të Gazeta Olle ku shihet qartë se kërkojnë fitoren në tavolinë ndaj Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat