Ngjarje e pazakontë në Katar

Futboll

Ngjarje e pazakontë në Katar

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Ngjarje e pazakontë në Katar

Një ngjarje e pazakontë dhe e shëmtuar ka ndodhur gjatë një transmentimi të drejtpërdrejtë në Katar.

Rasmus Tantholdt, gazetari danez i “TV2”, gjatë një lidhjeje televizive, edhe pse ndodhej në një vend publik dhe pavaraësisht akreditimit të rregullt, është kërcënuar nga disa zyrtarë të Katarit të cilët i kanë kërkuar që të fikë kamerën. Personi zyrtar i vendos dorën në kamër duke u përpjekur tja heq atë.

“Ti ftove gjithë botën që të vijë këtu, pse nuk mund të filmojmë? Është vend publik”, tha gazetari danez. Zyrtari vazhdoi duke e kërcënuar se do të thyente kamerën.

Më pas, sipas raportimeve, është pranuar një falje zyrtare nga Zyra Ndërkombëtare e Mediave të Katarit dhe Komitetit Suprem të Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat