Portieri i kombëtares gjermane "humbet" aeroplanin për në Katar, ja arsyeja

Futboll

Portieri i kombëtares gjermane "humbet" aeroplanin për në Katar, ja arsyeja

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:45
Portieri i kombëtares gjermane "humbet" aeroplanin

Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, nuk do të udhëtojë me lojtarët e tjerë të thirrur në Oman, për të kryer fazën përgatitore para Kupës së Botës “Katar 2022”.

Lojtari vuan nga një proces akut gastrointestinal dhe nuk ka mundur të fluturojë me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës.

"Marc Ter Stegen nuk do të fluturojë me ekipin për në Oman, siç ishte planifikuar, për shkak të një infeksioni gastrointestinal. Ai do të qëndrojë në Gjermani për momentin dhe do të udhëtojë sa më shpejt që të jetë e mundur pas shërimit të tij. Shërohuni shpejt, Marc,"- thuhet në deklaratën e federatës.

Lojtari i sëmurë pak para fillimit të Kupën e Botës dhe do të udhëtojë direkt për në Katar kur të shërohet. Portieri nuk është pjesë e ekspeditës gjermane, ndaj për ndeshjen miqësore ndaj Omanit të mërkurën e ardhshme, më 16 nëntor, ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat