Spanjolli punëson djalin e tij si pjesë të stafit

Futboll

Spanjolli punëson djalin e tij si pjesë të stafit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Spanjolli punëson djalin e tij si pjesë të stafit

Julen Lopetegui, trajner i Sevillas deri pak javë më parë, ka nisur aventurën e tij tek Wolverhamptoni dhe nuk do të jetë vetëm.

Përveç anëtarëve të tjerë të stafit të tij që ka marrë me vete në Angli, trajneri spanjoll ka konfirmuar edhe se djali i tij, Daniel, i cili do të ketë detyrën e analistit të performancës.

Përveç kësaj, Lopetegui u pyet për një klauzolë të supozuar mbi mundësinë e ndërprerjes së kontratës në rast të rënies së skuadrës nga kategoria (aktualisht është e fundit), por ai as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi:

“Nuk po mendoj për rënien nga Premier League. Po mendoj të fitoj ndeshjen e radhës. Ky është mendimi i parë, të jemi pozitivë, të gjithë së bashku. Preferoj të jem pozitiv, jo negativ. Jam shumë i lumtur që do të jem këtu për tre vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat