Aguero e zbulon se nuk i ka pëlqyer kurrë krahasimi mes Messit dhe Maradonas

Futboll

Aguero e zbulon se nuk i ka pëlqyer kurrë krahasimi mes Messit dhe Maradonas

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 10:13
Aguero e zbulon se nuk i ka pëlqyer kurrë krahasimi mes Messit dhe Maradonas

Sergio Aguero e ka zbuluar se atij nuk i ka pëlqyer kurrë që e kanë krahasuar Lionel Messin me Diego Maradonan.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt i ka komentuar krahasimet mes dy ikonave argjentinase, duke thënë se dyshja duhet thjesht që të vlerësohen si dy legjenda të ndryshme se sa të jenë vazhdimisht të krahasuar me njëri-tjetrin.

Duke folur për “Stake.com”, Aguero tha: “Nuk më kanë pëlqyer kurrë ato krahasime. Dhe nuk ka të bëjë me atë se kush është më shumë një simbol. SecilI prej tyre zë një vend shumë të rëndësishëm në zemrat e argjentinasve. Më pëlqen më shumë të mendoj se sa me fat jemi ne argjentinasit që kemi Diegon dhe Leon, secili në kohën e tij, lojtarët më të mirë në histori”.

Aguero ka një miqësi shumë të mirë me Messin, duke e emëruar ish-shokun e tij të kombëtares si kumbarin e fëmijës së tij.

Është e qartë se sa e afërt është dyshja brenda dhe jashtë fushë, ku së bashku kanë 17 paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës.

Aguero po ashtu u martua me vajzën e Diego Maradonas, Giannia në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat