Kreu i FFK-së shprehu shpresën që miqësorja e nesërme do të jetë fillimi i bashkëpunimit me Armeninë

Futboll

Kreu i FFK-së shprehu shpresën që miqësorja e nesërme do të jetë fillimi i bashkëpunimit me Armeninë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 22:29
Kreu i FFK-së shprehu shpresën që miqësorja e nesërme do të jetë fillimi i bashkëpunimit me Armeninë

Në prag të ndeshjes miqësore që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë kundër Kombëtares së Armenisë, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ashtu siç e do tradita, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Armenisë, në krye me presidentin Armen Melikbekyan, i shoqëruar nga Georgi Matevosyan dhe Arsen Balabekyan.

Të pranishëm në darkë ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti e menaxheri Bajram Shala.

Ademi u dëshiroi mirëseardhje delegacionit armen në Kosovë, teksa i njohu për historinë e vendit tonë dhe në veçanti me ecurinë e futbollit ndër vite, por edhe për projektet që janë realizuar e ato që janë duke duke u realizuar së fundmi.

Kreu i FFK-së shprehu shpresën që miqësorja e nesërme do të jetë fillimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy federatave, duke pasur parasysh se futbolli është sport që i bashkon vendet dhe popujt.
Nga ana e tij, presidenti i FF të Armenisë falënderoi Ademin për mikpritjen e ngrohtë, teksa e përgëzoi për punën e bërë në realizimin e shumë projekteve madhore.

Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të adhmen. Në fund të darkës si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat