Klubi i Olimpiakosit bën mesazh publik për shqiptarin

Futboll

Klubi i Olimpiakosit bën mesazh publik për shqiptarin

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:56
Klubi i Olimpiakosit bën mesazh publik për shqiptarin

Andreas Ndoj është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olimpjakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Ligës së Europës.

Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Por ai e refuzoi ftesën pasi dëshiron që të përfaqësojë kombëtaren helene. Pasi mori këtë vendim, ka ardhur dhe reagimi nga klubi grek në faqen zyrtare në Facebook. Ata kanë postuar foton e Ndoj me mbishkrimin: “Djali ynë!”

Rikujtojmë se refuzimi i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pakthyeshëm, asnjë lojtar nuk ftohet më në Kombëtare nëse refuzon një herë fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat