Futbollisti italian e mbyll me Toronton

Futboll

Futbollisti italian e mbyll me Toronton

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Futbollisti italian e mbyll me Toronton në MLS-në amerikane

Ka zgjatur vetëm katër muaj aventura e Domeniko Krishitos me fanellën e Torontos në MLS-në amerikane!

Mungon vetëm zyrtarizimi, por ish-mbrojtësi i Xhenoas ka lënë ekipin e tij përtej oqeanit për arsye personale.

Sipas mediave italiane, 35-vjeçari do të vendosë nëse do të vazhdojë ende të luajë futboll ose të nisë në Koveçano, kursin e trajnerit.

Në MLS-në amerikane në këtë sezon, Krishito është aktivizuar gjithsej në 15 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist.

Përveç Torontos dhe Xhenoas, Domeniko Krishito është aktivizuar edhe me Juventusin dhe Zenitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat