Juventusi nuk kursen Lazion, i shkakton humbje të thellë

Futboll

Juventusi nuk kursen Lazion, i shkakton humbje të thellë

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Moise Kean ka treguar formë të lartë në përballje me Lazio-n.

Kean me dy golat e tij ka ndihmuar Juventusin që të shënojë fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Lazio-s, në kuadër të javës së 15-të në Serie A. 

“Zonja e Vjetër” nuk kurseu rivalin, duke e demoluar me gola.

Kean (43' e 54') dhe Milik (80'), shënuan për fitoren e madhe të Juves.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit 69 minuta për Lazio-n.

Napoli kryeson me 41 pikë, pasojnë Milan 33, Juventus 31, Lazio 30, Inter 30, Atalanta 27, Roma 27, Udinese 24, Torino 21 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat