Super mesazh nga KF Zajazi, bëjnë bashkë Shkëndijën e Shkupin

Futboll

Super mesazh nga KF Zajazi, bëjnë bashkë Shkëndijën e Shkupin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Super mesazh nga KF Zajazi, bëjnë bashkë Shkëndijën e Shkupin

Në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut, Grupi Perëndim, sot u luajt ndeshje kampionale ndërmjet Zajazit dhe Reçicës.

Fituan vendasit me shifrat 3:0, mirëpo më shumë se epilogu i ndeshjes, vëmendje mori gjesti dhe porosia që nga KF Zajazi e lëshuan në opinionin sportiv.

Me disa pankarta të përgatitura, u lëshuan mesazhe domethënëse për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara ndërmjet tifozerive të Shkëndijës e Shkupit.

Image

Ngjarjet e mesjavës kur takimi i Kupës ndërmjet dy ekipeve u ndërpre ps vetëm 9-të minuatve lojë ka senzibilizuar shqiptarët që kërkojnë pajtim mes dy tifozerive.

Ide e bukur që një futbollist me fanellën e Shkupit mbantë në dorë mbishkrimin ”Unë biri yt Shkëndijë”, tjetri me fanellën e Shkëndijës mbante mesazhin ”Unë biri yt Shkupi”, e në mes qëndronte porosia ”Futbolli bashkon”!

”Nuk ecet para diku u marrë me atë që ndodhi. Bujari manifeston ai që gjen forcë e dëshirë për të lënë anash mosmarrëveshjet!”

“Ne duke ’rivalizuar’ në sport do të dijmë të respektojmë kundërshtarin, e mos flasim për vëllau-vëllanë!”

Mesazhi i Zajazit mbyllej me porosinë ”Të gjithë ne duke dhënë pak, mund të bëjmë shumë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat