E ardhmja e Bellingham vendoset pas Botërorit

Futboll

E ardhmja e Bellingham vendoset pas Botërorit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Jude Bellingham

E ardhmja e yllit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham vendoset pas Botërorit.

Bellingham ka kontratë me BVB deri në vitin 2025, por mund të mos qëndrojë aq gjatë në ‘Signal Iduna Park’.

Ylli anglez po tregon një formë të mirë, andaj shumë ekipe të mëdha evropiane kërkojnë shërbimet e tij.

Mirëpo, vendimi pritet të merret pas Kupës së Botës, Katar 2022. Kështu njoftoi drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans Watzke.

“Pas Katarit, ne do të kemi një diskutim rreth asaj që Jude dëshiron në të vërtetë. Thjesht duhet të na thotë nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet.

Nëse klubet vërtet të mëdha janë të përfshira, atëherë ne nuk mund të përballojmë të kemi një luftë financiarisht”, tha ai për ‘TV Bild’.

Real Madridi dhe Liverpooli janë dy skuadrat që kryesojnë për të blerë yllin e BVB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat