Fëmijëria e tij ka qenë tepër e vështirë

Futboll

Fëmijëria e tij ka qenë tepër e vështirë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:45
Fëmijëria e tij ka qenë tepër e vështirë

Antonio Rudiger u transferua te Reali i Madridit në merkaton e verës, duke realizuar një ëndërr të kahershme. Qendërmbrojtësi me origjinë nga Sierra Leone, ka lindur në një nga zonat më varfra të Berlinit.

Fëmijëria e tij ka qenë tepër e vështirë, por vuajtjet e kanë bërë më të fortë 29-vjeçarin. Në një prononcim për iberiken AS, lojtari i ekipit të Ancelottit rikthehet pas në kohë, duke zbuluar edhe “pseudonimin” që i kishte ngjitur mamaja e tij.

“Lajmin që po më kërkonte Reali ma dha vëllai im. Nuk po arrija ta besoja… Ende dridhem nga emocionet kur e mendoj. Nuk mund të refuzojë mundësinë për të luajtur me emra si Modric, Kroos dhe Benzema. Realizova ëndrrën time.

Unë kam lindur në një lagje të ashpër, jeta ishte e vështirë. Ishim gjashtë vëllezër dhe nuk kishim shumë para. Luftimet dhe grindjet në rrugë ishin diçka normale për mua. Andej nga vij unë mbijetojnë vetëm të fortit…

Por, në përgjithësi, kjo dëshirë për të pasur sukses dhe për të mos u dorëzuar është pjesë e ADN-së sime. Nëna ime, më quan ushtar“, zbulon qendërmbrojtësi, i cili po përgatitet të zhvillojë një Kupë Bote si protagonist me Gjermaninë.

Rudiger e nisi karrierën si futbollist te Stuttgarti, më pas erdhi aventura italiane me Romën, teksa në vitin 2017 u transferua te Chelsea, ekip me të cilin fitoi Champions League, Europa League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube, ndërkohë që deri në vitin 2026 do jetë pjesë e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat