Neymar flet mbi të ardhmen

Futboll

Neymar flet mbi të ardhmen

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 20:47
Neymar flet mbi të ardhmen

Ylli i Brazilit, Neymar, është shprehur sërish se Botërori i Katarit do të jetë i fundit për të.

Në një intervistë për “Globo”, braziliani nuk u duk shumë optimist nëse do të ishte pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2026.

“Nuk mund t’ju garantoj një tjetër Kupë Bote. Unë sinqerisht nuk e di. Do të luaj sikur të jetë e fundit. Ndoshta do të luaj dhe një tjetër, ndoshta jo.

Çdo gjë varet. Do të ndryshohet trajneri dhe nuk e di nëse ai që do të vijë do të më pëlqejë mua ose jo”, ishin fjalët e Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat