Dramë në derbin mes KEK-ut dhe Dinamos, tre gola në 10 minutat e fundit 

Futboll

Dramë në derbin mes KEK-ut dhe Dinamos, tre gola në 10 minutat e fundit 

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Dinamo

Ballafaqimit mes KEK-ut dhe Dinamos së Ferizajt, ka përfunduar baras (2:2), në derbin e madh të javës së 14-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Finishi dramatik dhe me tre gola (nga minuta e 81 e deri në të 84-tën), 1:1, 2:1, 2:2!

Mysafirët kthehen me një pikë të madhe, ndërsa KEK-u ruan kryesimin.

Për KEK-un shënuan Gëzim Berisha (24'- nga penalltia), Besar Dushi (82') dhe për Dinamon realizuan Arlind

Bajrami (81') e Auron Ademi (84').

KEK-u kryeson me 37 pikë, ka një më shumë se Dinamo në vend të dytë. 

Kryetrajneri i Dinamos, Burim Çerkini, është i kënaqur me lojën që treguan djelmoshat e tij dhe për pikën që importuan nga stadiumi në Kastriot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat