Benzema qetëson tifozët e Francës

Futboll

Benzema qetëson tifozët e Francës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:12
Benzema qetëson tifozët e Francës

I intervistuar nga “Amazon Prime”, pikërisht në mbrëmjen që e pa atë duke prezantuar Topin e Artë në stadiumin e Lyonit para tifozëve, sulmuesi francez Karim Benzema foli për Botërorin dhe dëmtimin e tij aktual.

“Kupa e Botës do të ishte një nga dhuratat më të mira të mundshme për ditëlindje.

Çdo ndeshje do të jetë një finale. Kemi një grup të mirë, por duhet të mendojmë garë pas gare.

Dëmtimi? Kisha disa probleme, asgjë serioze. Kam ende kohë nga tani deri më 22 nëntor për t’u rikuperuar. Do të përgatitem fizikisht dhe mendërisht në Katar”, është shprehur Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat