Dallku: Një rast një gol është statistikë e mirë

Futboll

Dallku: Një rast një gol është statistikë e mirë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Dallku

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0 ndaj Trepçës ’89, në xhiron e 17-të të Albi Mall Superligës. 

Ishte ky një duel direkt për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, i cili u vendos me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 59-të.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku u shpreh tejet i kënaqur me fitoren e ekipit të tij.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Një rast një gol është statistikë e mirë. Ndoshta kjo është edhe meritë e kundërshtarit që na kishte bllokuar pikat tona më të forta.

Edhe fusha nuk lejoi shumë, pasi nuk ishte në gjendjen më të mirë. Lojtarët kërkuan golin dhe ia arritën, pastaj ne u fokusuam më pas për ta ruajtur golin e shënuar”, ka thënë Dallku.

Tani Dukagjini ka 21 pikë në vendin e pestë, teksa Trepça ’89 bie në pozitën e nëntë me 18 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat