Kapiteni Leart Paçarada në sfidën e çmendur gjermane, shënohet 8 gola

Futboll

Kapiteni Leart Paçarada në sfidën e çmendur gjermane, shënohet 8 gola

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:18
Leart Paçarada

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar lojë të mirë me ekipin e St. Paulit, duke importuar një pikë të madhe nga stadiumi “BBBank Wildpark” në Karlsruhe.

St. Pauli ka barazuar me rezultat 4:4 me Karlsruher SC, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga II.

Sfidë e çmendur gjermane, 8 gola të realizuara dhe secili më i bukur se tjetri. 

2:0, 2:2, 3:1, 3:3, 4:4, ky është treguesi më i mirë për lojën e hapur e me rrebesh gola.

Për St. Paulin realizuan Eggestein (24' e 35'), Smith (43'), Daschner (61') dhe për Karlsruher SC Schleusener (12'), Wanitzek (16'), Schleusener (31') e Kaufmann (50').

Futbollisti i Karlsruher SC Marvin Wanitzek është lojtar i ndeshjes, me notën 9.2, që u vlerësua nga faqja e specializuar për statistika "Sofascore" dhe Paçarada me notën 6.8.

Karlsruher SC është bë vend të 11-të me 18 pikë e St. Pauli në të 14-trin me 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat