Ekipi i Kosovës mori pjesë në turneun e Athinës 

Futboll

Ekipi i Kosovës mori pjesë në turneun e Athinës 

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:04
Ekipi i Kosovës mori pjesë në turneun e Athinës 

Sot në Athinë të Greqisë po mbahet turneu ndërkombëtar për personat e verbër, nën organizimin e Federatës së Futbollit të Greqisë.

Për herë të parë në një turne të tillë ka marrë pjesë edhe Kosova, e cila së fundmi e ka krijuar edhe ekipin kombëtar për të verbër. Kosova ishte në grup me Greqinë dhe Hungarinë.

Në të dyja ndeshjet ekipi ynë pësoi humbje. Në të parën kundër grekëve pësuan 3:0, derisa në ndeshjen e dytë me hungarezët 1:0. E gjatë këtij turneu ekipin kombëtar të të verbërve e vizitoi edhe udhëheqësi i zyrës së Kosovës në Greqi, Fitim Kalludra.

Ai përgëzoi FFK-në për nismën e krijimit të ekipit kombëtar të të verbërve, derisa lojtarët dhe stafin e ekipit i inkurajojë të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen dhe të argëtohen me lojën e futbollit dhe krijimin e miqësive të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat