Rooney sulmon Ronaldon

Futboll

Rooney sulmon Ronaldon

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:50
Rooney sulmon Ronaldon

Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Wayne Rooney ka dhënë mendimin e tij kur u pyet për dy çështje mjaft të nxehta në lidhje me ish-klubin e tij, Manchester United.

37-vjeçari nuk ka kursyer kritikat për Cristiano Ronaldo duke e konsideruar më shumë si një peshë se një vlerë të shtuar për “Djajtë e kuq”.

Ish-sulmuesi nuk u shfaq i habitur nga sjellja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. 37- vjeçari mendon se portugezi duhet të bëjë një hap pas dhe të pranojë vendimet e Ten Hag.

“Nuk mendoj se me Ronaldon në fushë United është një ekip më i fortë këtë duhet ta kemi të qartë të gjithë ne. Me këtë nuk dua të zhvlerësoj karrierën e tij. Ronaldo mbetët njëri prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, por sjellja e tij në këtë sezon është thjesht e papranueshme”, u shpreh Rooney.

Mes të tjerash 37-vjeçari tha se “Ronaldo me sjelljen e tij po shpërqëndron ekipin. Nëse qëndron atëherë të ulë kokën dhe të punojë dhe të gjendet gati sa herë trajneri të ketë nevojë”.

I pyetur se çfarë mendonte për Ten Hag, Rooney nuk ka kursyer fjalët e mira.

“Të jem i sinqertë nuk e njoh personalisht pasi nuk e kam takuar kurrë, por mendoj se është mjaft i aftë si në aspektin teknik dhe në atë njerëzorë”, pohoi 37-vjeçari.

“Stafi dhe lojtarët e rrespektojnë dhe kjo shikohet edhe në fushë pasi më në fund United ka një identiet në lojë. Tekniku holandez tregoi karakter edhe në mënyrën si menaxhoi Ronaldon. Ai është i duhur për të rindërtuar United“, përfundoi Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat