Dybala kthehet në stërvitje te Roma

Futboll

Dybala kthehet në stërvitje te Roma

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:49
Dybala kthehet në stërvitje te Roma

Paulo Dybala ka stërvitur sot me shokët e tij të skuadrës por ende nuk është e sigurt a do të mund të udhëtojë me Kombëtaren e Argjentinës për në Katari 2022

La Joya ka lënduar muskulin gjatë fitores se Romës kundër Lecces më 9 tetor dhe është duke u rikuperuar në mënyrë që të mund të luajë në Botëror.

Por, sipas disa lajmeve në Itali, Dybala është stërvitur sot pjesërish me tërë skuadrën e tij, duke përfunduar tërësisht sesionin stërvitor me grupin.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës së Serie A kundër Torinos, por edhe vendi i tij në skuadrën e Argjentinës për Katar 2022 nuk mund të konsiderohet i garantuar.

Sipas Il Corriere Dello Sport, transmeton Lionel Scaloni do ta marrë vetëm njërin – ose Dybala ose sulmuesin e Atletico Madrid Angel Correa në skuadrën e tij prej 26 lojtarëve, e cila pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së diel ose të hënë.

Jose Mourinho ka konfirmuar të mërkurën që Dybala nuk është e sigurt që shkon në Katar.

“Nuk e di përmbajtjen e mesazheve të tij me Scalonin, nuk e di nëse ai do të luajë ose jo kundër Torinos dhe kjo do ta bëjë dallimin që ai të ftohet”, ka thënë Special One pas barazimit 1-1 kundër Sassuolos në stadiumin Mapey dy ditë më parë.

Dybala ju bashkua Romës si lojtar i lirë në verë dhe ka shënuar shtatë gola në 11 paraqitje deri me tani në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat