Scaloni shpall listën e Argjentinës, grumbullohet Dybala

Futboll

Scaloni shpall listën e Argjentinës, grumbullohet Dybala

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:33
Scaloni

Është publikuar skuadra e Argjentinës për Kupën e Botës në Katar. Trajneri, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur emrat që do të udhëtojnë në Botëror me “Albiceleste” dhe ka përfshirë Paulo Dybala, duke konfirmuar atë që gazetarët shkruan më herët.

Skuadra përfshin gjithashtu Joaquin Correa, Juan Foyt dhe Ezequiel Palacios, të cilët gjithashtu do të jenë në krah të Lionel Messit në përpjekjen e tyre për të fituar Kupën e Botës të tretë në historinë e saj.

Natyrisht, i dëmtuari Lo Celso është jashtë, ndërsa nga përzgjedhja janë shkëputur Angel Correa, Musso, Medina dhe Almada.

Ekipi:

Emiliano Martinez, Armani, Rulli, Montiel, Molina, Pezzela, Romero, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna, Tagliafico, Foyt, Paredes, De Paul, Papou Gomes, Guido, Enzo Fernandez, McAllister, Palacios, Messi, Lautaro Martinez, Alvarez, Nico Gonzalez, Joaquin Correa, Dybala/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat