La Liga i heq emrin Mallorca-s dhe e quan Muriqi

Futboll

La Liga i heq emrin Mallorca-s dhe e quan Muriqi

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:18
Muriqi

La Liga i heq emrin Mallorca-s dhe e quan Muriqi, “pirati” është sulmuesi më i mirë në top 5 ligat e Europës!

Vedat Muriqi ka bërë të gjithë tifozët e Mallorca-s të dashurohen me të.

Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 8 nga 13 golat e skuadrës  së tij në këtë sezon, si dhe ka dhuruar asistin në një prej tyre.

Image

Për këtë arsye, faqja zyrtare e La Liga-s në “Twitter” ka shpërndarë një postim, ku heq emrin Mallorca dhe e pagëzon ekipin thjesht me emrin… Muriqi.

Statistikat flasin hapur për të. Futbollisti shqiptar ka shënuar në 5 ndeshjet e tij të fundit në kampionat, duke regjistruar kështu ecurinë më të mirë aktive sa i përket golashënuesëve në top 5 ligat më të forta të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat