Nuhiu: Kishim përballë një skuadër pa shumë ambicie

Futboll

Nuhiu: Kishim përballë një skuadër pa shumë ambicie

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:19
Nuhiu: Kishim përballë një skuadër pa shumë ambicie

Derbi i madh kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës u mbyll me barazim 1-1 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ishte kjo përballje e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes theksoi se ekipi i tij ishte më i mirë se kundërshtari në pjesën e dytë.

“Mendoj se një pjesa e dyta e jona ishte më e mirë se kundërshtari, pasi në të parën vërejtëm në presion për shkak të ambicieve tona sepse përball kishim një skuadër që nuk ka shumë ambicie dhe nuk e aplikuam lojën tonë.

Në momentet më të mira tonat u ndëshkuam, por reaguam duke barazuar rezultatin, ndonëse kishin raste për të fituar. Derbi gjithmonë ka qenë i luftuar pavarësisht renditjes në tabelë dhe ambicieve”, tha Nuhiu.

Pas xhiros së 16-të, Drita mbetet në vendin e parë në tabelë me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat