Dumfries në Premier League?

Futboll

Dumfries në Premier League?

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Dumfries në Premier League?

Klubi i Premier Leagues, Chelsea dëshiron të firmos me Denzel Dumfries e Interit në afatin kalimtar të janarit.

Gazetari Fabrizio Romano, raporton së ‘Blutë’ e Londrës duan ta sjellin në Londër Dumfries-in e Interit.

Kartoni i mbrojtësit të skuadrës ‘Nerazure’ kushton 30 milionë euro, çmim të cilin londinezët janë të gatshëm të paguajnë.

Menaxheri i Chelseas Graham Potter synon të rindërtojë mbrojtjen e skuadrës së tij, dhe mbrojtësi holandez është në listën e tij.

Drejtuesit e Interit thuhet së brenda pak ditësh do të nisin negociatat me Interin për transferimin e Dumfries në ‘Stamford Bridge".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat