Një ankesë e re e bujshme trondit botën e futbollit dhjetë ditë para fillimit të Botërorit të 22-të në radhë. Një raport nga “Equidem Research and Consulting” thekson shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe denoncon vdekjen e dy punëtorëve të tjerë në kantierin e ndërtimit të stadiumit që duhet të presë finalen e ardhshme të Kupës së Botës.
Punëtorët migrantë të punësuar në stadiumet e Kupës së Botës në Katar ishin evakuuar nga kantieret përpara inspektimeve të FIFA-s, për të shmangur ekspozimet dhe ankesat në vendin e punës. “Krerët e kompanive të ndërtimit, – shkruan “Daily Mail”, – do të lëshonin qëllimisht alarmet e zjarrit për të siguruar që punëtorët të largoheshin nga ambientet e punës.
Synimi ishte tjetër, të mos ankoheshin për trajtimin e tyre te zyrtarët e FIFA-s.
Shkeljet e të drejtave të njeriut përfshijnë ndëshkimin fizik e punëtorëve me performancë të dobët, largimet nga puna përballë ankesave dhe detyrimin për të punuar pavarësisht bllokimit të Covid-19″.