Broja ka rastin e madh

Futboll

Broja ka rastin e madh

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Broja ka rastin e madh

Manchester City pret Chelsea-n në “Etihad Stadium” mbrëmjen e sotme.

Dy klubet e njohur angleze do të përballen në orën 21:00 në një ndeshje të vlefshme për “Carabao Cup“.

Potter ka vendosur të ndryshojë nga 11-shja e përhershme, duke i dhënë hapësirë disa lojtarëve që nuk kanë pasur minutat e duhura këtë sezon.

Një prej tyre është edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar e nis kështu për herë të dytë si titullar për këtë edicion futbollistik. Sot do të jenë 90 minuta mjaft të rëndësishme për të, ku do të ketë mundësinë t’i tregojë trajnerit se duhet t’i japë më tepër hapësirë në formacion në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat