Gjilani - Drita, derbi i madh! Nuhiu: Të fitohet derbi për qytetin 

Futboll

Gjilani - Drita, derbi i madh! Nuhiu: Të fitohet derbi për qytetin 

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:19
Ardian Nuhiu me kapitenin Ardian Limanin

Kryetrajneri Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu, tha se skuadra është gati dhe atmosfera në klub është e mirë derisa fitorja është objektivi i vetëm. 

Drita përballet me rivalin më të madh, me rivalin e qytetit Gjilanin.

Ndeshja luhet nesër (13.00) në fushën ndihmëse, ndërsa Gjilani është si vendas. 

Drita kryeson me 31 pikë dhe Gjilani është i katërti me 23 sosh pas 15 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Nuhiu theksoi pesha e derbit dihet dhe për këtë ka përgatitur skuadrën për të dhënë më shumë se maksimumin.

“Do ta trajtojmë me shumë përgjegjësi, sepse e dijmë se çfarë do të thotë të fitohet derbi për qytetin dhe sa e veçantë është për tifozët. Jemi munduar të studiojmë ekipin kundërshtar dhe ta përgatisim skuadrën tonë, për pka jam i bindur se futbollistët janë të vetëdijshëm dhe do të bëjnë maksimumin për të dal fitues.

Jemi të vetëdijshëm se kundërshtari ka cilësi, por ne duhet ta trajtojmë me shumë përgjegjësi dhe të japim më tepër se maksimumin, për çka motivi te skuadra ekziston dhe presim të shohim nesër”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu potencoi se llogaritë do bëhen në fund. 

“Nuk diskutohet që ne kërkojmë maksimumin dhe pikët e plota ndeshje për ndeshje. Nuk do ta mendoj asnjëherë humbjen, por do të kem gjithmonë mendim pozitiv dhe fitoren.

Llogarit do i bëjmë në fund, sepse kemi edhe tri ndeshje në kampionat dhe duhet përgatitur çdonjëra në maksimum.

Do ja lëmë kohës që të përfundojnë gjitha ndeshjet pastaj shohim ecurinë e skuadrës sonë. Mendoj se është krijuar një skuadër e mirë me shumë stabilitet, një projekt i nisur që do vazhdojë e do shkojë deri në fund.

Me mbështetje nga drejtuesit dhe futbollistët që bëjnë punën e tyre gjatë gjithë vitit skuadra është brenda objektivit.

E kemi ditur se do të ketë vështirësi, por duhet të vazhdojmë të përgatisim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat