Zbulohet formacioni i Shqipërisë në miqësoren ndaj Katarit

Futboll

Zbulohet formacioni i Shqipërisë në miqësoren ndaj Katarit

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:53
Shqipëria

Shqipëria do të luajë sot një miqësore ndaj Katarit në orën 18:30. Trajneri Edoardo Reja ka zgjedhur edhe formacionin zyrtar me të cilin kuqezinjtë do të paraqiten.

Në portë do të jetë gardiani i Laçit, Mario Dajsinani. Në mbrojtjen me tre janë përzgjedhur Gurishta, Janku dhe Turkaj.

Në krahë do të aktivizohen Hadroj në të djathtë dhe Esin Hakaj në krahun e majtë.

Në qendër të mesfushës Reja ka preferuar Rrapaj, Ujka dhe Kallaku, ndërsa sulmi do të formohen g aTedi Cara dhe Kristal Abazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat