Allegri: Napoli është duke bërë një kampionat të madh

Futboll

Allegri: Napoli është duke bërë një kampionat të madh

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Allegri

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Veronës, në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, në orën 18:30, e vlefshme për javën e 14-të në Serinë A, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, i cili ka analizuar këtë takim për bardhezinjtë:

Fitorja ndaj Interit – “Kemi kaluar një mbrëmje të lumtur, por e kemi mbyllur atë kapitull.”

Ndeshja ndaj Veronës – “Verona është një skuadër fizike dhe nesër nuk do të jetë një sfidë si gjithë të tjerat. Nuk meritojnë klasifikimin që janë.”

Grupi i lojtarëve – “Nesër do të luajë Perin, sepse Shezni ka zhvilluar 12 ndeshje radhazi. Janë rikuperuar Paredes dhe Ken. Di Maria ka në këmbë më shumë 30 minuta sesa 90. Do të vlerësojmë gjendjen e Vlahoviç, MekKenit dhe Kiezës.”

Danilo zv.kapiteni – “Kam folur me Kuadradon, i cili sipas hierarkive vjen pas Bonuçit. Kohët e fundit nxehej shumë shpejt, ndjente përgjegjësi. Duke folur me të i thashë që Danilo do të ishte kapiteni. Kur luan Bonuçi, ai do ta mbajë shiritin.”

Vlahoviç – “Po vuan nga një inflamacion. Dje ka vrapuar dhe ka shkuar shumë mirë, sot do të bëj vlerësimet. Nëse do të jetë në dispozicion do të jetë në pankinë.”

Kampionati – “Napoli është duke bërë një kampionat të madh, nëse vazhdon kështu asnjë nuk do ta fitonte dot kampionatin.”, përfundoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat