Dortmundi ka pasur një mbrëmje të. keqe, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Wolfsburgu, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Volkswagen Arena".
Tre pikë të mëdha për vendasit, ndërsa verdhezinjtë dështuan në synimet e tyre në këtë ndeshje.
Van de Ven (6') e Nmecha (90+2') shënuan për fitoren e Wolfsburgut.
Pas javës së 14-të në Bundesliga I, Dortmund zë vendin e katërt me 25 pikë e Wolfsburg është në të tetin me 20.