Messi është lider i top 5 ligave për sa i përket asistimeve

Futboll

Messi është lider i top 5 ligave për sa i përket asistimeve

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Messi

Statistikat konfirmojnë paraqitjen e shkëlqyer të Lionel Messit këtë sezon.

35-vjeçari argjentinas ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 14 asistime në 18 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat.

Në top 5 ligat në Evropë (bazuar në lojtarët që kanë luajtur të paktën 500 minuta), Messi është më i miri në asistime për 90 minuta lojë. Më të afërt me të janë Remy Cabella (Lille) dhe Kevin de Bruyne (Manchester City).

Në golat e pritur, Lionel ulet përkrah sulmuesve Kylian Mbappe (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid). Liderët në këtë tregues janë Robert Lewandowski (Barcelona) dhe Erling Haaland (Manchester City).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat