Atletico Madrid sakrifikon Felix-in për Lukaku-n

Futboll

Atletico Madrid sakrifikon Felix-in për Lukaku-n

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:59
Atletico Madrid sakrifikon Felix-in për Lukaku-n

Atletico Madrid raportohet se i ka sytë kah sulmuesin i Interit, Romelu Lukaku.

Belgu duket se sërish do të largohet nga skuadra ‘Nerazure’, por kësaj radhe destinacioni i tij mund të jetë Spanja.

Rikthimi i Lukakut tek Interi nuk po përmbush pritshmërit, dhe duket se reprezentuesi belg do të largohet nga qyteti i Modes.

Atletico Madrid sipas mediave spanjolle, është e interesuar për Lukakun.

Klubi madrilen po e mendon shkëmbimin e belgut me Joao Felix, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga skuadra e Diego Simeones.

Strategu argjentinas kërkon një sulmues me karakteristika të Lukakut dhe për të transferuar atë në Madrid, Simoene është i gatshëm të sakrifikojë ish-yllin e Benficas.

Sulmuesi portugez thuhet së po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat