Newcastle ‘shtëpia’ e radhës e Hazard-it, gati 20 milionë euro

Futboll

Newcastle ‘shtëpia’ e radhës e Hazard-it, gati 20 milionë euro

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Hazard

Klubi anglez, Newcastle raportohet se është i vendosur që të transferojë asin e Real Madridit, Eden Hazard.

Newcastle United sipas mediave britanike, është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 20 milionë euro për mesfushorin belg, të cilin synon të transferojë në ishull në muajin janar.

Hazard nga transferimi i tij prej Chelseas ende nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë tek Real Madridi.

‘Los Blancos’ thuhet se kanë hequr dorë nga reprezentuesi belg. Hazard në muajin janar pritet të largohet nga ‘Bernabeu’ dhe e ardhmja e tij, siç raportohet, do të jetë Premier League.

Newcastle duket se do të jetë ‘shtëpia’ e tij e radhës, por lojtari kërkohet edhe nga Aston Villa, një tjetër klubi i njohur anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat