Emocione dhe garë e fortë, ja sfidat më interesante të javës

Futboll

Emocione dhe garë e fortë, ja sfidat më interesante të javës

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:06
Emocione dhe garë e fortë, ja sfidat më interesante të javës

Kampionati i futbollit amator 5×5 ka mbyllur një tjetër javë në dy qytetet ku luhet futboll, Tiranë e Durrës, teksa këtë javë do të ngrejë siparin edhe në Cërrik e Rrogozhinë.

Në Tiranë, kampionati është futur tashmë në zonën e nxehtë, teksa klasifikimi në grupe ndryshon javë pas jave. Në grupin B, Alliasi ruan kryesimin me 9 pikë pas fitores së dytë radhazi këtë javë ndaj Elitë FC me rezultatin 5-3, teksa në po të njëjtën kuotë pikësh është edhe Sony A.D. Në vendin e tretë renditet Kafja Rremës, që mundi me shifrat 11-3 Barrikadën.

Ndërkaq, në grupin C, Vila L renditet e vetme në krye të klasifikimit me 18 pikë në total, gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Jata Market. Vila L mundi këtë javë me rezultatin 7-3 Unazën e Re, teksa edhe Jata Market mposhti 9-3 Futshoë-n. Prestige B mban kreun e renditjes në grupin E, teksa këtë javë mundi Elson me shifrat 7-1, ndërsa ATS e vendit të dytë triumfoi me rezultatin e thellë 12-1 kundër Inxhinierisë së Ndërtimit.

Në grupin D, Shqiponja mori fitoren e katërt radhazin në kampionat, teksa këtë javë mundi Mozaikun me shifrat 4-1, ndërsa Tirana 5×5 arriti fitoren më të thellë të javës, duke mposhtur Turgut Ozalin me rezultatin 14-1.  Sakaq, në grupin E, Prestige MFC është rikthyer te fitorja këtë javë pas barazimit ndaj Nabucco Lounge javën e kaluar, teksa këtë javë mundi Ernikun e vendit të parë. Fitoren më të thellë në grup e arriti Tv Klan, që mposhti me shifrat 13-4 Luemin.

Autoclinic, Beautiful Albania dhe Julton janë tre ekipet e grupit G që janë në kuotën e 12 pikëve, duke qenë edhe një nga grupet më interesantë deri më tani në kampionatin e futbollit 5×5 në zonën e Tiranës.

Sakaq, në zonën e Durrësit, kampionati i ndarë në dy grupe, ku në grupin A Kismeti arriti një fitore fatastike, duke mundur me rezultatin 12-0 Visha Gym, ndërsa në grupin B, FJT Auto rikthehet te fitorja, pasi mposhti Santalin me shifrat 9-3.

Risia në këtë edicion të ri në kampionatin e futbollit 5×5 është edhe pjesëmarrja e 10 skuadrave nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që formojnë grupin A dhe do të garojnë këtë sezon për titullin kampion. Ekipi i Forcave Tokësore, AISM dhe BmbSHPFA renditen në krye të klasifikimit me 9 pikë në total, duke marrë vetëm fitore në tre javët e para të kampionatit.

Duke nisur nga kjo javë, kampionati do të ngrejë siparin edhe në zonën e Elbasanit, ku në garë për titullin kampion të zonës do të jenë 12 ekipe, si edhe në zonën e Cërrikut, ku marrin pjesë 6 ekipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat