Refuzon Shqipërinë, Reja i ofroi një fanellë kuqezi ndaj Italisë

Futboll

Refuzon Shqipërinë, Reja i ofroi një fanellë kuqezi ndaj Italisë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Refuzon Shqipërinë, Reja i ofroi një fanellë kuqezi ndaj Italisë

Andreas Ndoji është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olimpjakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.

Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Me anë të një email dërguar Drejtorit te Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me Federatën Greke.

Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.

Ky refuzim i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pa kthyeshëm, asnjë lojtarë nuk ftohet më në Kombëtare nëse refuzon një herë fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat