Pogba tregon se çfarë i tha Raiola Fergusonit

Futboll

Pogba tregon se çfarë i tha Raiola Fergusonit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:50
Pogba e Raiola

Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit “Golden Boy”, Paul Pogba, mesfushori francez i Juventus, zbuloi një anekdotë që lidhet me figurën e Mino Raiola, ish-agjentit të tij i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

“Kur isha i ri në moshë, në Manchester United, Ferguson donte që unë të firmosja rinovimin e kontratës time.

Kur erdhi Raiola, ai pa kontratën time dhe i tha Fergusonit:

“Unë nuk do ta lija as qenin tim të nënshkruante këntë kontratë. Paul, ngrihu dhe le të largohemi nga këtu”, është shprehur Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat