Bundesliga gjerman rikthehet me katër duele joshëse

Futboll

Bundesliga gjerman rikthehet me katër duele joshëse

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Bundesliga gjerman rikthehet me katër duele joshëse

Tri ligat e mëdha evropiane, La Liga, Serie A dhe Bundesliga vijnë sonte me disa sfida interesante.

Elita spanjolle rikthehet sonte me tri ndeshjet e xhiros së 14-të, ku spikat përballja Osasuna-Barcelona.

Skuadra e Xavi Hernandez edhe në duel me Osasunën, kërkon pikët e plota në mënyrë që të qëndrojë në krye të tabelës.

Edhe Serie A vjen me tri ndeshjet e xhiros së 14-të. Lideri i tabelës, Napoli llogaritët favorit në duel me Empoli, derisa pikët e plota do t’i kërkojë edhe Milani në udhëtim të Cremonese.

Ndërkaq, Bundesliga gjerman rikthehet me katër duele joshëse. Kryesuesi i tabelës në elitën gjermane, Bayern Munich në Munich i bën ‘konak’ Werder Bremenit, derisa Borussia Dortmund luan në udhëtim tek Wolsburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat