Tri fitore radhazi, moment magjik për Freiburgun! Kreu, një pikë larg

Futboll

Tri fitore radhazi, moment magjik për Freiburgun! Kreu, një pikë larg

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:52
Tri fitore radhazi, moment magjik për Freiburgun! Kreu, një pikë larg

Freiburgu arriti fitoren e tretë radhazi në Bundesliga dhe tani renditet në vendin e dytë me 27 pikë, një më pak se Bayerni kryesues. Skuadra e Christian Streich mposhti 2-0 Kolnin falë dy golave në pjesën e dytë.

Woo-Yeong Jeong zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53’. Koreanijugori finalizoi një kundërsulm të shpejtë të ekipit vendas, ndërkohë që 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë për Freiburgun.

Michael Gregoritsch realizoi një gol të bukur me kokë, i pesti për të në Bundesliga.

Sfida nuk prodhoi më gola, Freiburgu menaxhoi avantazhin e dyfishtë në minutat e mbetura dhe tani i gëzphet vendit të dytë në kampionatin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat