Chelsea dhe Manchester City po udhëheqin garën...

Futboll

Chelsea dhe Manchester City po udhëheqin garën...

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 17:00
Rafael Leao

Chelsea dhe Manchester City po udhëheqin garën për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, në afatin kalimtar të janarit.

Njëzet e tre vjeçari e çoi Milanin drejt titullit të Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar njëmbëdhjetë gola.

Futbollisti që ka vazhduar formën e mirë edhe këtë edicion, pritet të ketë hapësirë për Portugalinë në Kupën e Botës këtë muaj, gjë që do të mund të shtonte edhe më shumë interesin për të.

Në Milano shpresojnë që me Leaon të vazhdojnë edhe përtej kontratës që përfundon më 2024, por nëse dikush ofron 105 milionë euro atëherë edhe ta lirojnë futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat