Ishte në planet e Rangnick

Futboll

Ishte në planet e Rangnick

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Ishte në planet e Rangnick

Ralph Rangnick, i cili ishte trajneri i përkohshëm i Manchester United dhe është trajneri aktual i kombëtares austriake, përpiloi një listë “master” brenda pak muajsh nga mbërritja e tij. Ajo listë përmbante rekomandime për metodat e trajnimit apo edhe nënshkrimet e mundshme. Në mesin e tyre ishin disa emra që tani po shquhen si Nkunku, Haaland, Luis Diaz apo Vlahovic.

Serbi shkoi te Juventusi në këmbim të 81 milionë eurove. Ai zbarkoi në Torino, duke u bërë emri kryesor i “Zonjës së Vjetër”.

Tani mediet britanike raportojnë se Vlahovic është sërish objektiv kryesor në “Old Trafford”. Serbi ka kohë që vëzhgohet fshehurazi. Tashmë, nën pasigurinë e së ardhmes së Cristiano Ronaldos, duket se Vlahovic është rikthyer në radar.

22-vjeçari nga ana tjetër duket se nuk është i vetmi objektiv. Drejtuesit në “Old Trafford” po vëzhgojnë edhe emra si Cody Gakpo nga PSV Eindhoven dhe Benjamin Sesko, nga Leipzig, një nga ‘hitet e mëdha’ në këtë Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat