Avdi Sadiku rizgjedhet kryetar i KF Vjosës 

Futboll

Avdi Sadiku rizgjedhet kryetar i KF Vjosës 

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Avdi Sadiku

Vjosa e Shtimes po kalon formë të mirë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Skuadra nga Shtimja aktualisht renditet në vend të pestë me 17 pikë pas 12 jave të zhvilluara. 

KF Vjosa e ka mbajtur kuvendin e rregullt dhe Avdi Sadiku është rizgjedhur kryetar i ri. 

Image

Pamje nga kuvendi

“Është mbajtur kuvendi zgjedhor I KF Vjosës, ku edhe për një mandat 4 vjeçar me vota unanime rizgjedhet kryetar z. Avdi Sadiku, i cili në mandatin e parë e kishte synim që klubin ta riorganizoj në mënyrën më të mirë duke filluar nga themelimi i shkollës së futbollit me të gjitha grupmoshat, gjë që e ka realizuar më shumë sukses, por synimi kryesor ishte që klubin ta ngrit në nivel me të lartë të garave dhe padyshim që edhe këtë synim e ka arritur dhe KF  Vjosa tani zhvillon garat në Ligën e Parë të futbollit.

Për t’i përshëndetur punimet e kuvendit ishte edhe kryetari i FFK-së,  z. Agim Ademi dhe kryetari i Komunës se Shtimes z. Qemajl Aliu të cilët ju uruan suksese dhe pune te mbarë këtij kuvendi zgjedhor.

Avdiu ndihet krenar që bashkë me stafin e tij dhe padyshim me përkrahjen e madhe të gjithë donatorëve të cilët janë të shumtë, ka arritur që qytetit të Shtimes t’i kthej krenarin me rezultatet e arritura të klubit të futbollit, duke i falënderuar secilin veç e veç, dhe synimet e tij për këtë mandat 4 - vjeçar janë që me  U 19 dhe me ekipin e parë të arrijnë inkuadrimin në Superligen e Kosovës!”, njofton KF Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat