Dukagjini ka shënuar fitore të thellë ndaj Malishevës, me rezultat 4-0 në “18 Qershori”.
Ishte kjo një fitore e rëndësishme për klinasit në xhiron e 15-të të Albi Mall Superligës, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku pas ndeshjes tha se kartoni i kuq i Malishevës ia lehtësoi punët skuadrës së tij.
Ai theksoi se me rastet që krijuan kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola.
“Na lehtësoi punën shumë kartoni i kuq, por djemtë kishin paraqitje të mirë.
Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola pas rasteve që krijuam. Këto gola ishin me rëndësi sidomos për lojtarët e fazës së sulmit që ishin në një ngërç. Jemi të kënaqur me kontributin e Johnit në fushë. Jo vetëm të tij, por edhe lojtarëve tjerë”, ka thënë Dallku.