Atletico Madrid në shitje, zbulohet shifra e kërkuar

Futboll

Atletico Madrid në shitje, zbulohet shifra e kërkuar

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Atletico Madrid

Skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madridit është në shitje. 

Mediat spanjolle raportojnë se Gil Marín dhe Enrique Cerezo janë duke menduar seriozisht shitjen e klubit nga Madridi.

Ky vendim i pronarëve thuhet se ka ardhur pas eliminimit të papritur nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Është zbuluar edhe shifra për të cilën mund të shitet klubi madrilen, e cila sillet rreth 1 miliard 350 milionë euro.

Megjithatë, jo të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e pronarëve.

Gjysma do të përdoret për të shlyer borxhin e madh që Atletico ka akumuluar vitet e fundit, pavarësisht rezultateve të mira sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat