Bën zbulimin e papritur për 85 milionëshin

Futboll

Bën zbulimin e papritur për 85 milionëshin

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:10
Arteta

Arsenal ka nënshkruar me talentin e Shakhtar Donetks, Mykhailo Mudryk, sipas shokut të skuadrës të 21-vjeçarit. Futbollist i ri është përfolur prej disa kohësh për një transferim të mundshëm në Emirates dhe vlera e tij vazhdon të rritet.

Sulmuesi i kraut ka shkëlqyer në Champions League dhe kampionatin vendas dhe shumë prej shokëve të skuadrës janë të bindur se ai do të largohet.

Edhe pse nuk ka akoma asgjë zyrtare, portieri i Shakhtar, Anatoliy Trubin ka thënë se skuadra e di se ai do të largohet. Ai ka thënë për FPL360:

“Më pëlqen që ai është i përqendruar te loja e tij dhe e skuadrës. Askush nuk e di se çfarë bën larg fushës së futbollit. Gjithë këto zëra të merkatos kanë patur vetëm një ndikim të mirë tek ai. Dhe ne i themi; ‘je një lojtar i Arsenal-it që tani'”.

Topçinjtë i janë afruar gjithmonë më shumë Mudryk gjatë këtyre muajve, por janë paralajmëruar se do të duhet të paguajnë një shumë prej 85 milionë sterlinash (97 milionë euro) për ta siguruar.

Dhe drejtuesi i Shakhtar, Carlo Nicolini, ka bërë të qartë se Mikel Arteta do të duhet të luftojë shumë për ta marrë lojtarin nga Ukraina. Ai ka thënë për Calciomercato: “Bashkë me Kylian Mbappe, Rafael Leao dhe Vinicius Junior, Mudryk është lojtari më i fortë në pozicionin e tij.

“A mjaftojnë 40 milionë euro për të? Ne nuk ulemi të flasim për këto shifra, as për 50 milionë euro, nuk e marrim mundimin as që t’i telefonojmë presidentit për t’ia prezantuar ofertën.

“Ne e vlerësojmë Mudryk më shumë se Antony-n e Manchester United – 85 milionë sterlina. Është mes Arsenal-it dhe Manchester City-t? Janë dy skuadra që janë interesuar për lojtarin”.

Mudryk po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm deri tani me tre gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e grupit të Champions League. Megjithatë, nuk kanë mjaftuar për të shpëtuar ëndrrën europiane të Shakhtar-it pas humbjes së pësuar ndaj Leipzig. Në kampionatin e Ukrainës, Mudryk ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat