Atletico Madrid kishte refuzuar mega-ofertën e Bayernit për Felix

Futboll

Atletico Madrid kishte refuzuar mega-ofertën e Bayernit për Felix

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:44
Felix

Atletico Madrid kishte refuzuar ofertën në vlerë prej 100 milionë eurosh nga Bayern Munich për Joao Felix, raportojnë mediat spanjolle.

Ylli portugez gjatë verës që lamë pas, konsiderohej i ‘paprekshëm’ nga madrilenët, por ky qëndrim tashmë duket se ka ndryshuar.

Felix nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Diego Simeones, dhe siç raportohet, portugezi mund të largohet nga Madridi, madje, qysh në afatin kalimtar të janarit.

Bayern Munich thuhet së vazhdon të vëzhgojë 22 vjeçarin të cilin do të provojë të transferojë në Munich.

Felix është duke u monitoruar edhe nga Manchester United dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat