Stadiumi i Trepçës për turp

Futboll

Stadiumi i Trepçës për turp

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 22:10
Stadiumi i Trepçës për turp

Turp i madh se si duket stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Stadiumi është në gjendje të keqe, një stadium në vend që të jetë në nivelin më të mirë, edhe shembull për disa shtetet e rajonit, ka ardhur në pikën më të ultë.

Gazetari mitrovicas, Fatmir Hajzeri, ka postuar një fotografi dhe është për keqardhje si duket stadiumi.

“Më keq nuk ka qenë kurrë.

Ky ështē stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Ky është stadiumi ku luajtën Rafet Prekazi, Rexhep Xhaka, Bardhec Seferi, Fisnik Ademi, Luan Prekazi, Erdogan Celina e shumë tjerë.

Ky është stadiumi i Jakup Abrashit e Ajet Shoshollit.

Ky është stadiumi i Torcidës.

Ky është stadiumi i minatorëve të Trepçës.

Ky është stadiumi i të rinjve mitrovicas”, ka shkruar Hajzeri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat