Tre penallti, Reali pa problem e mposht skuadrën skoceze

Futboll

Tre penallti, Reali pa problem e mposht skuadrën skoceze

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 20:34
Reali

Real Madridi pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 5:1 skuadrën skoceze Celtic, në xhiron e fundit të Grupit F të Champions League në futboll.

Golat për Realin i realizuan: Modriç (6’), Rodrygo (21’-nga penalltia), Asensio (51’), Vinicius Junior (61’) dhe Valverde (70’). 

Futbollisti i Celtic-ut, Jota, ka shënuar eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, në këndin e epërm të djathtë të Realit. 

Futbollisti i Celtic-ut, Juranoviq, dështoi nga penalltia në minutën e 35-të.

Reali përfundon në vend të parë me 13 pikë, pasojnë RB Leipzig me 12, Shakhtar 6 dhe Celtic është në fund me 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat